Dragash – Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka shqiptuar dënim me 400 euro gjobë ndaj të akuzuarit për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, E. H
Aktgjykimin ndaj tij është shpallur nga gjykatësja Sabahate Kurteshi, në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën, pasi paraprakisht, i pandehuri H. e ka pranuar fajësinë për veprën e cila i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari Hazeri është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 30 euro, si dhe 30 euro në emër të fondit të viktimave të krimit.
Palët e pakënaqura janë udhëzuar në të drejtën e tyre për ankesë.
Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2021, i pandehuri E. H. akuzohet se më 16 nëntor 2020, rreth orës 23:30, në fshatin Buzes, komuna e Dragashit, gjatë një kontrolli nga policia, pas ndalimit të veturës “Opel Vectra”, të cilën ishte duke e vozitur O. M., i shoqëruar nga i pandehuri, atij në rripin e pantallonave i gjejnë substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 1.43 gram, të cilën e mbante pa autorizim.
Për këtë, ai po akuzhet se ka kryer veprën penale “posedim i pa autorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, e paraparë në nenin 269, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës./BetimipërDrejtësi