LAJME

Pranohen dosjet e para si dëshmi të krimeve nga Serbia në Kosovë

Pranohen dosjet e para si dëshmi të krimeve nga Serbia në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shkurt 2024, 19:31

Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi ka folur për dosjet e para që kanë pranuar si dëshmi të krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.

Po ashtu, Hetemi ka folur edhe për funksionalizimin e Institutit për Hetimin e Krimeve të Luftës, për rekrutimin e stafit që pritet të ketë punë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve të bashkëpunojnë e t’i deponojnë dëshmitë që kanë, derisa ka thënë se dyert e hapura do të jenë edhe për institucionet e ndjekjes të cilat në këtë institut mund të gjejnë dëshmi për kryerësit e krimeve gjatë luftës.

Hetemi po ashtu ka treguar se arsyeja se pse bash për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë pranuar 3 dosje me qindra faqe si dëshmi të krimeve të kryera në Kosovë.

“Arsyeja pse kemi përzgjedhur përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës për ta përzgjedhur materialin e parë është sepse unë besoj që dokumentimi i krimeve të luftës rithekson edhe një herë domosdoshmërinë e krijimit të shtetit të Kosovës. Madje edhe ma skeptikët qofshin ato shtete apo individ në momentin që i dokumentojmë krimet e luftës do ta kuptojnë se themelimi i Republikës së Kosovës ka qenë parakusht për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, tha Hetemi për televizionin publik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika