Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 24 maj 2021, në orët e mbrëmjes një qytetar shtetas i Shqipërisë, informoj policinë së kishte rënë pre e grabitjes nga persona të dyshimtë, të cilët fillimisht ishin futur në automjetin e tij me targa të Shqipërisë dhe nën kërcënimin e mjetit të prehtë (thikë) i kanë grabitur një vlerë të hollash në shumën prej 60 euro.
Të dyshimtit e kishin mbajtur viktimën për një kohë, përderisa policia kishte intervenuar dhe i kishte ndaluar. Njësitë policore e morën viktimën e rastit të grabitjes dhe pas intervistës të dyshimtit dhe dëshmitarëve kuptuan së kishim të bënim më rast grabitje. Në cilësinë e dëshmitarëve policia intervistoj edhe dy persona tjerë.





