Posta e Kosovës ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut, një iniciativë e rëndësishme që rrit sigurinë dhe përgjegjësinë në rrugë.
Posta e Kosovës nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut

Posta thotë se ky hap modernizues e bën procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë për qytetarët, duke siguruar një menaxhim efikas të detyrimeve të tyre.
Gjobat dërgohen drejtpërdrejt në adresat e qytetarëve, duke ofruar një mundësi më të përshtatshme dhe më të thjeshtë për të realizuar pagesat.
“Për më tepër, qytetarët mund të paguajnë gjobat në çdo zyrë postare të Postës sē Kosovës, duke u dhënë fleksibilitet dhe komoditet. Ky shërbim inovativ mbështet angazhimet e Policisë së Kosovës dhe të komunave, duke kontribuar në një trafik më të sigurt dhe një mjedis më të rregullt. Ky është një hap përpara në krijimin e një infrastrukture më të sigurt dhe më të besueshme për të gjithë qytetarët”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Postës së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie