Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpallur në kërkim pesë persona të përfshirë në kontrabandim me mallra dhe aktivitete tjera kriminale e që lidhet me aksionin e sotëm i cili u mbajt në disa komuna.
Pos tetë të arrestuarve, Policia në kërkim edhe për pesë të dyshuar

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë, Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë, Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë, Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë dhe Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok
“Policia e Kosovës, lidhur me operacionin e suksesshëm policor të realizuar në katër rajonet e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri, edhe pas arrestimit të tetë (8) personave të dyshuar, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave. Hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e pesë personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

