- Reklama -

Pos Memli Krasniqit, edhe Lumir Abdixhiku nesër në darkë me Escobarin

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak, nesër pritet të qëndrojnë në Prishtinë. Gazeta Express mëson se ai i ka ftuar në darkë pune liderët opozitarë.

Derisa ditët kanë filluar të numërohen mbrapsht deri më 1 shtator, zyrtarët evropianë dhe amerikanë po lëvizin gurët, në përpjekje të një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për targat dhe dokumentet, për të evituar tensionet si ato të 31 gushtit.

- Reklama -

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, këtë javë do të vizitojnë Kosovën dhe në Serbinë.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht kjo vizitë dhe nuk është bërë e ditur agjenda, mirëpo Express mëson se Escobar tashmë e ka ftuar për darkë pune kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Burimet e Express nga PDK bëjnë të ditur se darka pritet të mbahet pasditen e së martës në rezidencën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi është i ftuar nga z. Eskobar për darkë pune të martën pasdite në rezidencën e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë”, bëjnë të ditur burimet nga PDK.

Express merr vesh se në darkë është ftuar edhe kreu i LDK-së.

Nuk dihet nëse Escobar ka takim me Kryeministrin Albin Kurti, por është raportuar se emisarin amerikan do ta takojë gjatë ditës Presidentja Vjosa Osmani.

Më 18 gusht është mbajtur një takim mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Bruksel, me ndërmjetësim të përfaqësuesve evropianë. Një natë para takimit, në Bruksel kishte shkuar edhe emisari amerikan Escobar, i caktuar për cështjen në Ballkanin Perëndimor.

Pas takimit pesëorësh, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se negociatat e asaj dite nuk rezoltuan me një marrëveshje, por shpresonte se do të kishte takim tjetër, para 1 shtatorit.

Një shtatori është data, të cilën Qeveria e Kosovës e ka caktuar për hyrje në fuqi të vendimit të saj për targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia dhe lëshimit të një letre hyrje/dalje për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, ashtu sic lëshohet për kosovarët që hyjnë në Serbi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort