Me të filluar seanca e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, kritikoi kryeministrin Kurti, që nuk po i merr për bazë kërkesat e punëtorëve të arsimit, shëndetësisë dhe sektorëve tjerë, raporton Gazeta Blic.Mirëpo, në përgjigjen e tij, Kurti ani pse nuk ia përmendi emrin, dha një kritikë për disa nga udhëheqësit e sindikatave.
Ai tha se na kryesindikalistë, që janë politikë, duke thënë se në vitin 2017, në mes të fushatës kishin nënshkruar memorandum me atëherë udhëheqësit e PAN-it (PDK, AAK, NISMA).
Porosia e Albin Kurtit për Rrahman Jasharin nga Kuvendi i Kosovës

Në mesin e nënshkruesve të këtij memorandumi, ka qenë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili ka pasur përplasje në distancë me vetë kryeministrin Kurti.Madje, Jashari ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të hyjnë në grevë në sektorin e arsimit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

