• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

tvprizreni by tvprizreni
November 24, 2020
in EKONOMI
0
Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët
0
SHARES
121
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankave të shqiptarëve ishin sa 68.8% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB).Me këtë shifër, Shqipëria është bindshëm para vendeve të rajonit. Më i afërti është Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 58.1% e PBB-së, e ndjekur nga Bosnja me 53.7%, Kosova me 50%, Mali i Zi me 42.8% dhe Serbia me 46.8%.

Vitin e kaluar, depozitat e shqiptarëve në banka u zgjeruan me dy pikë përqindje ndaj PBB-së, duke iu afruar sërish pragut të 70%, ku qëndronin deri në vitin 2017. As epoka e normave më të ulëta historike të interesit nuk e ka ulur shumë raportin e depozitave bankare në Shqipëri.

Përgjithësisht, shqiptarët ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare. Në vend nuk ka ende një treg kapitali që të ofrojë alternativa të tjera të investimit financiar.

Niveli i lartë i depozitave në vendin tonë është mbështetur edhe nga remitancat, me një pjesë e mirë e kursimeve të emigrantëve që janë mbajtur në bankat shqiptare.

Një faktor tjetër që nxit akumulimin e depozitave mund të jetë edhe pabarazia e konsiderueshme dhe fakti që një numër i kufizuar individësh grumbullojnë shumë më tepër para nga sa kanë nevojë dhe dëshirë të shpenzojnë. Në fund të vitit të kaluar, një pakicë prej rreth 96 mijë shqiptarësh zotëronte në fund të vitit të kaluar pothuajse 4.5 miliardë euro depozita bankare.

Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe që qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit.

Këtë vit, raporti i depozitave ndaj PBB-së pritet të rritet akoma më shumë, sepse depozitat po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që ekonomia po pëson një tkurrje të fortë, që pritet të jetë të paktën 6%.Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator totali i depozitave në banka arriti në 1.294 trilionë lekë ose 10.4 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 79 miliardë lekë ose rreth 6.5%.

Depozitat në valutë të huaj dhe kryesisht në euro vazhdojnë të dominojnë, me rreth 54% të totalit. Pandemia e Covid-19 ka krijuar pasiguri dhe ka nxitur akoma më shumë prirjen e qytetarëve drejt kursimit. Që nga shkurti e deri në fund të shtatorit, totali i depozitave bankare është rritur me rreth 36 miliardë lekë./Monitor

Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
download lenevo firmware
Download WordPress Themes
udemy paid course free download
Previous Post

133 gjoba gjatë 24 orëve në Prizren për mosrespektim të masave dhe 127 gjoba trafiku

Next Post

Hoti i bindur: Shumë shpejtë dihet ose emri i presidentit ose data e zgjedhjeve të reja

Next Post
Hoti i bindur: Shumë shpejtë dihet ose emri i presidentit ose data e zgjedhjeve të reja

Hoti i bindur: Shumë shpejtë dihet ose emri i presidentit ose data e zgjedhjeve të reja

Të Fundit

ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

Lëshimi i kuponëve fiskal, “sport i rëndë” për lokalet e gastronomisë

March 29, 2023
Gjermania planifikon lehtësimin e migrimit, mund të përfitojnë edhe kosovarët

Nga sot, profesionistëve kosovarë u hapet rruga për punë në Gjermani

March 29, 2023
Në Shtëpinë e Bardhë, sot do të mbahet dëgjim publik me qytetarët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2023

Uebfaqja zyrtare e komunës së Prizrenit aktualisht jashtë funksionit

March 29, 2023
Arifi e kritikon Vetëvendosjen, e akuzon për qasje destruktive e përçarëse karshi Luginës

Shqiprim Arifi: Albin Kurti është person non grata në SHBA

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

Lëshimi i kuponëve fiskal, “sport i rëndë” për lokalet e gastronomisë

March 29, 2023
Gjermania planifikon lehtësimin e migrimit, mund të përfitojnë edhe kosovarët

Nga sot, profesionistëve kosovarë u hapet rruga për punë në Gjermani

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.