Vendasit e filluan shumë mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë 24:13. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, që ishte 17:15, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 41:28.
Prizrenasit thelluan edhe më shumë epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 61:39, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:52. 10 minutat e fundit ishin formale, pasi fitorja e vendasve nuk u rrezikua, duke triumfuar në fund 93:83.





