- Reklama -

Politikani serb, Jovanoviq planifikon ta vizitojë familjen e policit të vrarë në Banjskë

Presidenti i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka njoftuar se do t’u hyjë zgjedhjeve të reja në Serbi nën sloganin “Duhet ndryshe” dhe me një kampanjë në të cilën synon t’ua tregojë qytetarëve serbë të vërtetën për Kosovën e pavarur.

Jovanoviq ka njoftuar se ka vendosur të hyjë në zgjedhje për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë dhe heshtjes së Serbisë ndaj tyre, si dhe se nuk dëshiron të jetojë në një shtet ku qytetarët zgjedhin mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Dragan Dilashit, shkruan “Danas”.

- Reklama -

“Nuk do të gënjej shtetin për Kosovën, që të ofroj ndonjë rrugë më të lehtë, sepse në fund të asaj rruge do të zhdukeshim”, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka njoftuar se do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet lokale të Beogradit, duke shtuar se dëshiron një kryetar që “shëron Beogradin”.

Jovanoviq ka thënë se është kundër planit franko-gjerman sepse, sipas tij, nuk është menduar për Serbinë. Ai ka thënë se dëshiron që Qeveria e ardhshme e Serbisë t’i ftojë përfaqësuesit e “Prishtinës në Beograd ose që të Beogradit të shkojnë në Prishtinë, për të biseduar”.

Jovanoviq ka thënë se gjatë fushatës për zgjedhjet e 17 dhjetorit do të shkojë edhe në Kosovë për t’i vizituar familjet e serbëve të vrarë dhe familjen e policit të vrarë nga sulmi terrorist në Banjskë.

Ka shtuar se nuk e respekton Kishën Ortodokse Serbe.

Jovanoviq ka vite që njihet si ndër politikanët e rrallë serbë që e njohin pavarësinë e Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş