Pak më parë u raportua për një aksion të Doganës në asistim me Policinë e Kosovës në fshatin Rudine të Zveçanit, në kërkim të prodhuesve ilegalë të kriptovalutave.
Policia zbulon laborator droge në veri në vendin ku dyshohej se prodhoheshin kriptovaluta

Sipas gazetes Sinjali , ky aksion u shoqërua me vonesa të pazakonta nga Gjykata dhe Prokuroria për lëshimin e urdhëresave, gjë që vuri në rrezik jetën e pjesëmarrësve në aksionin policor, sepse me qëllim të zmbrapsjes së tyre, persona tani për tani të panjohur shtien disa herë me armë automatike afër tyre.
Mirëpo siç mëson Sinjali, përkundër të shtënave dhe zvarritjes në lëshimin e urdhëresave, aksioni policor ka vazhduar dhe në vendin ku dyshohej për prodhimin e kriptovalutave, është zbuluar laborator droge.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

Seanca e Kuvendit caktohet për të hënën, Tahiri: Kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

