LAJME

Policia vazhdon patrullimet në të gjithë vendin në shërbim të qytetarëve

Policia vazhdon patrullimet në të gjithë vendin në shërbim të qytetarëve
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Maj 2021, 07:58

Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimet në të gjitha qytetet.

Këto patrullime po bëhen me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët, mbikqyrjes së trafikut rrugor dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

“Patrulla policore po vazhdojnë patrullime të shtuara në tërë vendin me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së pronës, mbikëqyrjes së trafikut rrugor, parandalimin e akteve antiligjore përfshirë edhe realizimin e masave që vazhdojnë të jenë në fuqi për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Patrullimet e policisë në disa raste po mbështeten me inspektorë kompetentë me qëllim që veprimet ndaj bizneseve të jenë sa më profesionale dhe të trajtohen nga kompetentët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika