LAJME

Policia vazhdon kontrollet në të gjitha komunat e Kosovës

Policia vazhdon kontrollet në të gjitha komunat e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Maj 2021, 07:59

Policia e Koovës është duke vazhduar kontrollet në terren me qëllim të zbatimit të planeve operative në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të tyre, Policia ka njoftuar se këto patrullime po vazhdojnë në të gjitha komunat e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë patrullimet e shtuara të policisë

Patrullat policore, po vijojnë të jenë shumë aktive në realizim të planeve operative me qëllim të zbatimit dhe respektimit të masave anti COVID të marra nga institucionet e vendit e të cilat po zbatohen nga policia në koordinim e bashkëpunim me institucione relevante.
Nëpër tërë qytetet e Kosovës, në tërë territorin e vendit, gjatë tërë kohës 24/7, vërehen patrullime të shtuara policore që synim parësorë pos ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjes së pronës, e kanë edhe zbatimin e masave parandaluese ndaj pandemisë dhe respektimin e Ligjit anti COVID-19.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika