Policia ka vazhduar kërkimin e një personi të zhdukur në zonën e Dragashit, ku në ndihmë kanë ardhur edhe Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria.
Fjala është për personin e zhdukur, Meledin Adili, rreth 26 vjeç, nga fshati Borje, në Shqipëri, i cili më 4 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, në komunën e Dragashit për të mbledhur boronica.





