Është arrestuar gruaja e cila dyshohet se e ka vendosur bombën në Stamboll.
Si pasojë e shpërthimit deri më tani raportohet se kanë vdekur gjashtë persona dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur.
Departamenti i policisë së Stambollit ka njoftuar se e dyshuara ka treguar se ishte trajnuar si oficere speciale.
“Gruaja gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte trajnuar si oficere speciale nga organizata terroriste e PKK-së dhe se kishte hyrë ilegalisht në vend nga Arfini”.
Kjo u bë e ditur nga gazetari turk Ragip Soylu.
https://twitter.com/ragipsoylu/status/1592072268523634688?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1592072268523634688%7Ctwgr%5Eda192b56fb1deec8d4d96abc97e0d458c0535560%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fpolicia-turke-gruaja-e-cila-dyshohet-se-vendosi-bomben-ishte-e-trajnuar-si-oficere-speciale%2F