Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,438 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.
Ndërsa ka arrestuar 54 persona, kur prej tyre 26 u dërguan në mbajtje dhe tetë në vuajtje të dënimit.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 711 tiketa trafiku./FrontOnline