Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se nga 3 prilli deri më 3 maj të këtij viti ka shqiptuar 36.427 gjoba me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor.
“Me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së trafikut, Policia e Kosovës gjatë muajit të parë të implementimit të ligjit të ri të trafikut ka ndërmarrë fushata për vetëdijesimin dhe sensibilizimit e qytetarëve në respektim të rregullave dhe kontributit të përbashkët për parandalimin e aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut.






