LAJME

Blerta Deliu: “Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, shkruan pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Hamzës

Blerta Deliu: “Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, shkruan pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Hamzës
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2026, 18:33

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, kështu ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, pasi ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzën.

Ajo tha se nuk ka shprehje më të qartë të pazarit me kauzën e çlirimtarëve.

“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, a ka shprehje ma të qartë të pazarit me kauzën e çlirimtarëve? Po thoni se UÇK-ja është e të gjithëve. Atëherë pse vota juaj për ligjin varet prej asaj çka merrni për vete? Nëse UÇK-ja është e të gjithëve, edhe përgjegjësia është e të gjithëve. Votojeni ligjin pa ia vu çmimin”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika