LAJME

Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë

Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2024, 10:35

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1639 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 20 aksidente kanë qenë me lëndime e 33 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 15 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika