LAJME

Policia shpërndan ujë për veteranët në protestë

Policia shpërndan ujë për veteranët në protestë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2022, 11:34

Nga ora 09:30, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë filluar protestën e tyre në shenjë kundërshtimi për miratimin e djeshëm të Projektligjit për Pagën Minimale, ku kjo kategori nuk u përfshi.

Veteranët e UÇK-së janë futur brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës, ku po protestojnë për kauzën e tyre, përballë kordonit të policisë që ka rrethuar institucionet shtetërore.

Megjithatë, forcat policore u kanë ofruar ujë protestueseve, pasi temperaturat janë të larta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika