LAJME

Policia shpallë në kërkim një grua në Prizren, dyshohet për vjedhjen e 750 eurove

Policia shpallë në kërkim një grua në Prizren, dyshohet për vjedhjen e 750 eurove
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Korrik 2023, 14:42

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua.

Ajo dyshohet se nga çanta e një gruaje ka vjedhur dokumente personale dhe para në vlerë 750 euro.

‘’Sektori i Hetimeve të Stacionit policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën ”Vjedhje”. Vepra penale ka ndodhur me datën 06.07.2022 ora 10:40 në rrugën “Edit Durham”, tek butiku “DRITONI” në Prizren. E dëmtuara ka raportuar në Stacionin Policor në Prizren, se me datën 06.07.2022, rreth orës 10:40 deri sa ishte duke blere disa gjerat në butik, persona të panjohur nga çanta e saj e dorës i kanë vjedhur kuletën e saj, në të cilën kishte dokumente personale si dhe para në vlerë 750 Euro’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë të nxjerra nga butiku ku ka ndodhur rasti, është siguruar fotografi të dyshuarës, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim e saj.

‘’Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës’’ thuhet në njoftimin e PK-së.

Andaj Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika