Në pikën kufitare të Preshevës, doganierët serbë kanë penguar tentativën e dy të huajve, për të nxjerrë jashtë Serbisë 700 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë e cila sillet rreth 1 milionëve.
Gjithashtu është sekuestruar një veturë BMW me targa gjermane. Vlera totale e parave, bizhuterive dhe makinave të zbuluara është 840.000 euro.
Kontrolli rutinë doganor në pikën kufitare të Preshevës me Maqedoninë Veriore, është kthyer në zbulimin e deritanishëm të përpjekjes më të madhe për nxjerrjen e parave dhe bizhuterive jashtë Serbisë.






