Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet tjera relevante, ka realizuar disa operacione me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme.
Gjatë një kontrolli të detajuar në një automjet furgon, njësitë e Anti Kontrabandës së Doganës së Kosovës, së bashku me Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), zbuluan se ngarkesa e deklaruar si lodra për fëmijë ishte, në fakt, kozmetikë e kontrabanduar.
Vlera e mallit të sekuestruar arrin në 13,616 euro. Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë në bashkëpunim me stacionin policor kompetent dhe ATK-në.





