Policia e Kosovës ka parandaluar sot pasdite një rast të kontrabandës së mallrave që ishin futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.
Policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme e këpucëve të dimrit si dhe tuta (veshje sportive), vlera fillestare e të cilave arrin 20 mijë euro, por sipas organeve të rendit, mbetet të vlerësohet saktësisht nga ana e Doganës.
Duke treguar detajet e aksionit, Policia ka theksuar se sot me datë 14.12.2021, rreth orës 18:30, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete: një kamionetë e tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, pa tabela, e drejtuar nga një person dhe automjeti tjetër kombi VW LT, ngjyrë e bardhë me targa vendore, po ashtu që drejtohej nga i dyshuari tjetër.






