Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre të paautorizuar dhe duke garantuar sigurinë publike.
Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur më 25.05.2026, në orën 23:20, në fshatin Lubizhdë e Hasit.
“Pas një denoncimi për të shtëna me armë, patrulla policore ka identifikuar të dyshuarin, i cili pranoi se kishte shtënë gjatë një gazmendi familjar. Ai dorëzoi vullnetarisht një armë me gaz të tipit ZORAKI M, një karikator, 28 fishekë dhe 8 gëzhoja. Provat materiale u sekuestruan nga njësiti i forenzikës, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari u ndalua për 48 orë” – thuhet në njoftim.





