LAJME

Policia sekuestron 35 metër kub dru në Dragash, transportoheshin nga Leposaviqi pa dokumente – ndalohet ngasësi

Policia sekuestron 35 metër kub dru në Dragash, transportoheshin nga Leposaviqi pa dokumente – ndalohet ngasësi
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Korrik 2026, 11:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më datë 1 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren – kanë ndaluar për kontroll një kamion që po qarkullonte në rrugë.

Sipas njoftimit, gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se kamioni transportonte rreth 35 m3 dru të ardhura nga Leposaviqi, pa dokumente përcjellëse.

“Ngasësi së bashku me kamionin dhe ngarkesën është ndaluar, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia Pyjore e Kosovës. Drutë janë sekuestruar dhe ndaj personit përgjegjës do të ndërmerren masat ligjore përkatëse.” – thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin, parandalimin dhe ndalimin e dukurive që bien ndesh me ligjin. Këto veprime, sipas tyre, përfshijnë edhe mbrojtjen e ambientit dhe pyjeve, të cilat kanë rëndësi të veçantë për komunitetin dhe natyrën.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika