LAJME

Policia sekuestrohen një pistoletë në Prizren

Policia sekuestrohen një pistoletë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Maj 2024, 20:14

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është gjetur një arme zjarri-pistolete e tipit ”Zastava” kalibër 6.35 mm dhe një karikator.

Pas përfundimit te procedurave me njësitin e antidrogës, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar i dyshuari, i cili e ka pranuar se arma e zjarrit është e tij.

“Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës, arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari u lirua”, thuhet në njoftimin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika