LAJME

Policia realizon plan operativ për sigurinë në shkolla në Prizren, kontrollohen disa autobusë dhe nxënës

Policia realizon plan operativ për sigurinë në shkolla në Prizren, kontrollohen disa autobusë dhe nxënës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2024, 16:40

Mëngjesin e sotëm, Stacioni Policor në Prizren ka kryer disa kontrolle të befasishme në zbatim të planit operativ “Siguria e nxënësve”.

Policia bën të ditur se në këtë plan kanë qenë të përfshirë shumë zyrtarë policor, si nga patrullat, ashtu edhe nga hetimet dhe njësitë e tjera të stacionit të cilët janë ndarë në grupe dhe kanë mbajtur pika kontrolli në lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policiës, cak i kontrollit kanë qenë autobusët që bartin nxënës dhe në bazë të dyshimeve, disa prej nxënësve janë kontrolluar. Kontrollet janë kryer me qëllim të parandalimit të veprave penale të ndryshëm e në veçanti është kërkuar për mjete të rrezikshme dhe armë të ftohta e armë të zjarrit. Gjatë këtyre kontrolleve fatmirësisht nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme, njofton Policia.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim në parandalimin e veprave penale dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e veçanërisht do të përkujdesemi për sigurinë në shkolla dhe rreth tyre.”, thuhet në fund të njoftimit./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika