Prokuroria Themelore në Pejë dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Stacionin Policor në Pejë, pas zbatimit të hetimeve disa mujore, dje dhe sot janë arrestuar gjashtë (6) persona nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të “Fajdesë” nga neni 331,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pesë (5) persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës, ndërsa një (1) person i dyshuar është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.





