Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikat për media ka njoftuar se me qellim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë kanë realizuar aktivitetin në Komunën e Mamushës, për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria ne komunikacion”
Realizimi i këtij plani është kryer nga njësitë e specializuara të komunikacionit rrugor, njësitë e reagimit të shpejtë dhe zyrtarë nga Stacioni policorë në Mamushë.
Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtjeve pa rrip të sigurisë, ngarkesë jo të siguruar, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita) si dhe për keqpërdorim të targave të automjetit policia ka shqiptuar 20 tiketa trafiku dhe ka sekuestruar një automjet pa dokumente të rregullta doganore.
Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacion si tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i telefonit, kontrollimi i motoçikletave etj., do të vazhdojnë edhe ne zona tjera si ne rrugën Prizren-Prevalle në fshatin Reqanë dhe në rajonin e Hasit. Gjatë ditës së sotme policia është duke e monitoruar rrjedhën e trafikut edhe përmes Dronit, thuhet në njoftim/