LAJME

Policia realizoi për një javë 56 urdhëresa të gjykatave në rajonin e Prizrenit

Policia realizoi për një javë 56 urdhëresa të gjykatave në rajonin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shkurt 2024, 14:19

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, përmes zyrës së saj për informim, njofton se në bazë të planit operativ për realizimin e urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 29.01.2024 deri me 05.02.2024 ka realizuar 56 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Me ketë rast DRP e Prizrenit i falënderon qytetarët për bashkëpunim me policinë, dhe në rast se posedojn informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për mes numrit të telefonit 192 dhe 029 244-355, thuhet në fund të njoftimit nga DRP e Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika