LAJME

Policia raporton për aktivitetet javore në rajonin e Prizrenit, 2285 gjoba të shqiptuara në trafik

Policia raporton për aktivitetet javore në rajonin e Prizrenit, 2285 gjoba të shqiptuara në trafik
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Gusht 2024, 13:53

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 29 korrik deri më 4 gusht 2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi 2024”,kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2285 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se në kuadër të këtij plani, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, të periudhës kohore 29 korrik deri me 2 gusht 2024, ka realizuar 65 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

“Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, në vazhdimësi edhe në ditët në vijim do të shtojë numrin e aktiviteteve policore në terren në parandalimin e dukurive negative, për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në rajonin e Prizrenit.”, thuhet në fund të njoftimit nga DRP në Prizren./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika