LAJME

Policia publikon pamje të aksionit për mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri

Policia publikon pamje të aksionit për mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2024, 11:15

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku ka mbyllur pesë objekteve të komunave ilegale.

E sot, në rrjetin social Facebook, policia ka publikuar pamje të këtij aksioni.

“Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, ka shkruar policia.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika