LAJME

Policia po heton një rast të vdekjes në Prizren

Policia po heton një rast të vdekjes në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2025, 11:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të vdekjes në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është sjellë pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti i cili është iniciuar si “hetim i vdekjes”, ka ndodhur në rrugën “Kuvendi i Arbërit” në Prizren më 22.04.2025.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika