Zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj, përmes një komunikate dërguar mediave ka dhënë detaje për incidentin me armë që ka ndodhur sot në rrugën ” Xhemil Fluku” në Prizren, ku si pasojë është plagosur një p[erson, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
” Gjuajtje me armë zjarri për shkak te një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri tek konfrontimi i dy personave të dyshimtë, ku njëri nga ata ka gjuajtur me armë zjarri duke e lënduar personin tjetër në këmbë. Në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes. Policia është duke u marrë me rastin. Për detaje do të informoheni me kohë.”, ka njoftuar zëdhënësi Osmanollaj.