- Reklama -

Policia për grabitjen në Suharekë: Policët iu janë vënë pas, të dyshuarit kanë vendosur pengesa dhe kanë arrit që të arratisën

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ngjarjen e sotme në Suharekë, ku pasdite e sotme një zyrtar policor është plagosur dhe një tjetër është lënduar, pasi katër të dyshuar shtinë me armë në drejtim të Policisë, tek sa ishin duke kryen grabitje në një argjendari.

Për këtë rast Policia rreth orë 21:00, ka dalur me një komuikatë për media.

- Reklama -

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot me datë 22.11.2023 rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishtë në zhvillim e sipër në një argjentari , në rrugën Brigada 123, në Suharekë.

Policia me të marr informatën, konkretishtë patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur,  posa patrulla policore ka mbërri në vend ngjarje  të dyshuarit kanë shtën me armë zjarri  në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit ,ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit.

Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforicime të tjera  policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe  me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë.

Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veqanti  vazhdon të jetë e përkushtuar  për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, thuhet në fund të komunikatës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort