Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur të paranadalojnë kontrabandën me mallra për në Serbi.
Në njoftim thuhet se, Policia Kufitare e Kosovës gjatë realizimit të detyrave përgjat Sharpelit dhe Bistricës, ka vërejtur një veturë duke tentuar të kaloj nga Bistrica për në fshatin Mure të Serbisë. Të njëjtin policia e ka ndaluar për kontrollë dhe kanë gjetur se i dyshuari me veturën e tij po transportonte pako të duhanit.
“Me datën 10.05.2023, rreth orës 20:30, Policia Kufitare e Kosovës me njësitet e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetror në patrullim e sipër, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës (rrugë e cila të dërgon në Serbi përmes rrugës alternative) kanë vërejtur një automjet VW Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll. I dyshuari me automjetin e lartcekur (VW) transportonte ngarkesë me pako të duhanit”, thuhet në njoftim.





