Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar garat e shpejtësisë në dy lokacione në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”.
Policia parandalon dy gara shpejtësie në autostradë, shoferëve iu shqiptohen 14 gjoba

Policia tha se ka arritur të parandalojë garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar 14 gjoba.
“Me datën 07.12.2023 në kuadër të Planit Operativ ”Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë/DRP Prishtinë ka arritur që të parandalojë garat e shpejtësisë me automjete në dy lokacione Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” afër hyrje-daljes në Mazgit dhe në hyrje-daljen në Trudë. Njësitë policore në ora 22:55 kanë hasur në disa automjete duke u përgatitur për gara shpejtësie me ç ‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar katërmbëdhjetë (14) gjoba”, thotë policia në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

