LAJME

Policia njofton për aktivitetet javore të realizuara në rajonin e Prizrenit, 2020 gjoba të shqiptuara në trafik

Policia njofton për aktivitetet javore të realizuara në rajonin e Prizrenit, 2020 gjoba të shqiptuara në trafik
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Gusht 2024, 12:46

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 5 gusht deri 11 gusht 2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi 2024”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe bëhet e ditur se janë shqiptuar 2020 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Tutje, bëhet e ditur se në kuadër të këtij plani, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, në periudhë kohore 5 gusht deri me 9 gusht 2024, ka realizuar 83 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në vazhdimësi edhe në ditët në vijim do të shtojë numrin e aktiviteteve policore në terren në parandalimin e dukurive negative, për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në rajonin e Prizrenit.”, thuhet tutje në njoftimin e DRP-së në Prizren./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika