Home LAJME Policia njofton për aktivitetet e javës së kaluar në rajonin e Prizrenit, 2139 gjoba të shqiptuara në trafik

Policia njofton për aktivitetet e javës së kaluar në rajonin e Prizrenit, 2139 gjoba të shqiptuara në trafik

0
Policia njofton për aktivitetet e javës së kaluar në rajonin e Prizrenit, 2139 gjoba të shqiptuara në trafik

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të DRP-së, gjatë periudhës kohore 19 gusht deri më 25 gusht 2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi 2024”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe bëhet e ditur se janë shqiptuar 2139 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e komunikacionit rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, në periudhën kohore 19.08.2024 deri më 23.08.2024, thuhet se ka realizuar 60 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në vazhdimësi do të shtojë numrin e aktiviteteve policore në terren me qëllim të parandalimit të dukurive negative, për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në rajonin e Prizrenit.”, thuhet në fund të njoftimit të DRP-së në Prizren./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here