Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kanë njoftuar se gjatë periudhës kohore 22 korrik deri 28 korrik 2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi 2024”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2107 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.





