Policia e Kosovës ka njoftuar se në Zubin-Potok ka gjetur uniforma, municion dhe pajisje ushtarake.
Ato janë gjetur në një lokacion ku Policia ka shkuar ta kërkojë një të dyshuar për në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin-Potokut i cili ishte hetuar në vitin 2018.
Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin-Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin-Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018”, thuhet në njoftim.
I dyshuari thuhet se nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij, në një mal, në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake.






