LAJME

Policia në Suharekë ka shtuar masat e kontrollit gjatë natës

Policia në Suharekë ka shtuar masat e kontrollit gjatë natës
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Prill 2025, 12:59

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj në kuadër të takimit për koordinimin lokal të sigurisë ka njoftuar se zyrtarët policorë kanë shtuar masat e kontrollit, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Në këtë takim ai ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës, duke e vlerësuar si të qetë dhe stabile.

“Për gjendjen e sigurisë në Komunë, ka raportuar komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili fillimisht ka bërë të ditur që Policia e Kosovës ka shtuar masat e kontrollit sidomos gjatë orëve të natës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Aty thuhet se Sylaj ka paraqitur edhe numrin e rasteve që kanë ndodhur gjatë dy javëve të shkuara, duke theksuar se gjithsejtë janë shqiptuar 540 tiketa për kundërvajtje, teksa janë realizuar edhe 29 urdhëresa të Gjykatës.
Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka gjatë kryesimit të takimit ka njoftuar edhe për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore në këtë komunë. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika