LAJME

Policia në pronat e Millan Radoiçiq

Policia në pronat e Millan Radoiçiq
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2023, 08:44

Policia e Kosovës në operacionin e sotëm për bastisje në veri të vendit, kontrolle po kryen në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ky i fundit ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. I njëjti tashmë është raportuar të jetë në Serbi.

KALLXO.com meson se në pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm në veri, shihet se Policia e Kosovës janë afër restorantit “Grej”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiq.

Përpos restorant “Grey”, Policia e Kosovës, sot ka bastisur edhe një vilë në zonën e liqenit të Ujmanit e cila dyshohet të jetë në pronësi të Millan Radoiçiq.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika