Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se është duke vazhduar në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Njësitë patrullues nga të gjitha stacionet e DRP Prizren, janë duke kryer aktivitete të rregullta në parandalimin e shkeljeve dhe zbatimin e rregullave të kërkuara sipas udhëzimit.






