Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë ditëve të uikendit në datat 17/18 dhe 19 dhjetor 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 131 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.





