DPBP në kuadër të strategjisë “Policia e Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi” është duke realizuar projektin në tërë Republikën e Kosovës “Sot unë Polic i Kosovës”.
“Projekti si objektiv ka sigurinë në bashkësi që në mënyrë parandaluese të veprojnë në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme që janë shqetësim i qytetarëve duke përfshi sigurinë në trafik. Qëllimi i projektit ka qenë përafrimi i fëmijëve me zyrtarët policor duke ua mundësuar atyre (fëmijëve) që për një kohë të ndjehen si zyrtar policor.”, thuhet në njoftim.
Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka realizuar këtë projekt në qytetin e Prizrenit, ku zyrtarët policor të sektorit pranë Stacionit Policor Prizren, kanë bërë të mundur prezencën e fëmijëve, si policë të rinj.
“Polica e Kosovës së bashku me “policët e rinj” në qytetin e Prizrenit kanë realizuar aktivitete policore ku kanë parë për së afërmi punën policore dhe njëkohësisht kanë sensibilizuar qytetarët për siguri në trafik. Një pritje të ngrohtë të fëmijëve është bërë nga komandanti i Stacionit Policor në Prizren, kapiten Nexhdet Mrasori, i cili ka përkrahur projektin, ku me këtë rast policëve të rinj ju kanë shpërndarë disa dhurata simbolike nga Policia e Kosovës, fletore me stemë të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës edhe në të ardhmen në vazhdimësi do të realizojë projekte të tilla që janë në interes të qytetarëve të vendit.”, njofton Policia./TVPrizreni/