Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 15.04.2024 deri me 19.04.2024 ka realizuar 47 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa të Gjykatës ndaj personave që nuk i janë përgjigjur thirrjes për paraqitje

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderon qytetarët për bashkëpunim me policinë, dhe sygjeron që nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose përmes numrit të telefonit: 192 dhe 029 244-355, thuhet në njoftimin e zyres për informim të DRP – Prizren.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

