LAJME

Policia në Prizren publikon fotot, ku tri femra shihen teksa vjedhin një telefon në një qendër tregtare

TV Prizreni
TV Prizreni
25 Janar 2023, 12:02

Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Vjedhje, që ka ndodhur me datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në Prizren që ndodhet në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.

Me datën 29/12/2022 në  ora 23:45 ,ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve
në qendrën tregtare “Lorik” në rr ugën “Wesli Klark”, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qene duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente  tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali.

Të dyshuarat kërkohen për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.
Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar
fotografi dhe video  të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të
dyshuarave.

Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove
me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, lëshon:

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion
për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë
Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 029 244 740- Stacioni Policor Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika