Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 22.04.2024 deri me 26.04.2024 ka realizuar 64 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të DRP në Prizren.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderojmë qytetarët për bashkëpunim me policinë, dhe i fton ata që nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ si dhe përmes numrit të telefonit 192 dhe 029 244-355.